PS-LSI, mbyllet programi i 300 ditëve të para të qeverisjes

PS-LSI, mbyllet programi i 300 ditëve të para të qeverisjes

Mbyllet programi emergjent i qeverisë së adhshme nga PS-ja me përfaqësues Ilir Beqja dhe nga LSI-ja,  Edmond Haxhinasto. Dokumenti që prek periudhën 300-ditore të qeverisjes parashikon rivendosjen e rendit publik, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në një periudhë afatshkurtër, si dhe verifikimin dhe ndërhyrjen emergjente në gropën financiare të vendit. Burime nga grupi i

Mbyllet programi emergjent i qeverisë së adhshme nga PS-ja me përfaqësues Ilir Beqja dhe nga LSI-ja,  Edmond Haxhinasto. Dokumenti që prek periudhën 300-ditore të qeverisjes parashikon rivendosjen e rendit publik, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në një periudhë afatshkurtër, si dhe verifikimin dhe ndërhyrjen emergjente në gropën financiare të vendit.

Burime nga grupi i punës bëjnë të ditur se tashmë ky draft paraprak është në duart e Kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, dhe kryetarit të LSI-së i dominuar për kryetar të Parlamentit, Ilir Meta.

Gjithashtu, mësohet se është pranë përfundimit dhe struktura e ardhshme e kabinetit qeveritar, ku mësohet se nuk do të ketë një “Superministri të Brendshme”, por një dikaster të Rendit Publik dhe një degë të pushtetit vendor, i cili ende nuk është përcaktuar se do të jetë së bashku me Punët Publike, apo do të funksionojë më vete.

Ndërkohe pritet që ndryshime të tjera të përfshijë dhe Ministrinë aktuale të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, e cila do të ketë një ndarje. Mendohet që Turizmi të funksionojë me pushtetin vendor, pasi punët koordinohen më mirë, ose do të jetë më vete.

/Erilda Sulika/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar