Partia Socialiste po mbledh informacione per falsifikimet që po bëhen me legalizimet e ndërtimeve pa leje në vendet turistike, bregdetare ose ato me rëndësi për zhvillimin urban. Pohimi është bërë sot nga Artan Lame gjatë një deklarate për median nga zyra e kryeministrit të zgjedhur. Sipas tij, qeveria e re nuk do t’i njohë këto
Partia Socialiste po mbledh informacione per falsifikimet që po bëhen me legalizimet e ndërtimeve pa leje në vendet turistike, bregdetare ose ato me rëndësi për zhvillimin urban. Pohimi është bërë sot nga Artan Lame gjatë një deklarate për median nga zyra e kryeministrit të zgjedhur.
Sipas tij, qeveria e re nuk do t’i njohë këto legalizime të paligjshme. “Ne do legalizojmë falas shtëpitë në zonat informale, programi do bëhet brenda 100 viteve, por nuk do legalizojmë asgjë të kundraligjshme në vijën bregdetare, rrugë kombëtare, në parqe, zona të trashëgimisë kulturore, zona turistike etj.”, tha Lame para gazetarëve.
Ndër të tjera Lame tha edhe se në shtator kryeministri i zgjedhur Edi Rama do të bëjë publike paketën e emergjencës kombëtare për territorin.
Në përgjigje të kësaj deklarate ka reaguar Bashkia e Tiranës. Sipas këtij institucioni Rama po e përdor çeshtjen politikisht dhe po i mashtron qytetarët, pasi asnjë ndërtim pa leje nuk do të legalizohet.
“Ne kemi vendosmërinë saj për të prishur çdo ndërtim pa leje, proces i cili vijon çdo ditë pa ndalur Bashkia e Tiranës i bën thirrje PS, që në vend që të harxhojë energji duke e përdorur politikisht ketë çështje, t’u bëjë thirrje eksponentëve të saj t’i binden ligjit dhe të mos ndërtojnë pa leje,” thuhet më tej në fjalën e publikuar nga Bashkia e Tiranës.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *