Provimi i Letërsië, bllokues valësh në mjediset e shkollave

Provimi i Letërsië, bllokues valësh në mjediset e shkollave

Rreth 45 mijë maturantë japin sot provimin e parë të detyrueshëm të Maturës Shtetërore. Testimi për lëndën e Gjuhë-Letërsisë do të nisë në orën 10:00 në të gjithë vendin, ndërkohë pritet që pasdite Ministria e Arsimit të publikojë çelësin me përgjigjet e sakta. Testi përmban 25 pyetje, 12 prej të cilave janë me zhvillim dhe

Rreth 45 mijë maturantë japin sot provimin e parë të detyrueshëm të Maturës Shtetërore.

Testimi për lëndën e Gjuhë-Letërsisë do të nisë në orën 10:00 në të gjithë vendin, ndërkohë pritet që pasdite Ministria e Arsimit të publikojë çelësin me përgjigjet e sakta.

Testi përmban 25 pyetje, 12 prej të cilave janë me zhvillim dhe 13 me alternativa. Në të gjitha mjediset e shkollave janë instaluar bllokuesit e valëve që do të pengojnë çdo mundësi të gjimnazistëve për të komunikuar,duke shmangur kështu kopjimin.

Maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm, nëse kapen duke kopjuar do të përjashtohen automatikisht nga provimi.

Vlerësimi do të bëhet me pikë, të cilat më pas do të konvertohen në notë. Nëse nuk arrijnë të marrin notë kaluese në këtë provim, ata humbasin mundësinë për të vazhduar më tej garën për hyrjen në universitet.
/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar