Prototipi i Boeing, droni që  mund të mbajë 500 lbs ngarkesë

    Boeing ka ndërtuar një prototip droni që mund të mbajë shumë më tepër se një aparat fotografik siç ndodh me dronët e zakonshëm . Pak kohë më parë kompania Boeing urdhëroi inxhinierët për projektimin dhe ndërtimin e një droni ngarkesash. Prototipi që ata krijuan është në gjendje për të transportuar 500 lbs (

boeing-unmanned-electric-air-vehicle-_dezeen_2364_col_0-1704x959

 

 
Boeing ka ndërtuar një prototip droni që mund të mbajë shumë më tepër se një aparat fotografik siç ndodh me dronët e zakonshëm .
Pak kohë më parë kompania Boeing urdhëroi inxhinierët për projektimin dhe ndërtimin e një droni ngarkesash.
Prototipi që ata krijuan është në gjendje për të transportuar 500 lbs ( 226.7 Kg )  mallra.

Mjeti është goxha i madh dhe shumë më i madh se çdo dron tjetër. Ai peshon 747 paund (338.8 Kg ) dhe është 15 metra i gjatë, 18 metra i gjerë. Inxhinierët e Boeing ju deshën tre muaj për të hartuar dhe ndërtuar prototipin dhe pak ditë më parë përfundoi një test në laboratorin kërkimor të Boeing në Misuri.

“Ky mjet ajror fluturues i ngarkesave të mëdha  paraqet një hap tjetërmadhor në strategjinë e transportit – tha shefi i teknologjisë së përparuar Boeing Greg Hyslop në një deklaratë për shtyp.


“Ne kemi një mundësi për të ndryshuar me të vërtetë udhëtimin dhe transportin ajror, dhe do ta kujtojmë këtë ditë si një hap të madh në industrinë e udhëtimit dhe transportit ajror “.

Kompania nuk ka bërë publike të dhëna të tjera zyrtare të dronit si gamën e shërbimeve, shpejtësinë apo parametra të tjera.

 

Përgatiti: E.S.L

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar