Protestë para selisë së Presidencës

Qytetarë të thjeshtë, avokatë, gazetarë dhe përfaqësues të partive politike protestuan sot gjatë mesditës para presidencës në emër të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Kjo protestë mori shkas si pasojë e ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur dhe kanë bërë bujë kohët e fundit. Protestuesit i’u referuan çështjeve të shumta që ende nuk janë

Qytetarë të thjeshtë, avokatë, gazetarë dhe përfaqësues të partive politike protestuan sot gjatë mesditës para presidencës në emër të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

Kjo protestë mori shkas si pasojë e ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur dhe kanë bërë bujë kohët e fundit. Protestuesit i’u referuan çështjeve të shumta që ende nuk janë zbardhur nga policia e shtetit. Rasti që u risoll në vëmendje nga protestuesit ishte ai i Prrenjasit, ku në vitin 2008 u dënua vetëm me gjobë, e si për pasojë vijoi me aktin e vrasjes së të miturit pak kohë më parë.

“Këto janë shembuj të një sistemi që nuk ka funskionuar siç duhet duke i bërë thirrje KLD-në dhe Ministrisë së Drejtësisë hetim të plotë të ngjarjeve.”-tha gjatë fjalës së tij Mentor Kikia, përfaqësues i shoqërisë civile.

Ndërsa Juristët e Avokatët e pranishëm kërkuan ashpërsim të ligjit për pedofilët dhe të gjithë ata që abuzojnë me fëmijët e të miturit.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar