Protesta: Studentët të ndarë mes mësimit dhe bojkotit

Protesta:  Studentët të ndarë mes mësimit dhe bojkotit

  Të rinjtë e universiteteve janë ndarë midis auditorëve dhe protestës. Të luhatur në vendimin e tyre, disa kanë vendosur t’i rikthehen mësimit normal pasi sezoni i provimeve po afron. Të tjerë, kanë zgjedhur të protestojnë në formën e tyre duke bojkotuar mësimin. Ndonëse lëvizja studentore i kushtoi shumë Ministrisë së Arsimit, me largimin e

 

Të rinjtë e universiteteve janë ndarë midis auditorëve dhe protestës. Të luhatur në vendimin e tyre, disa kanë vendosur t’i rikthehen mësimit normal pasi sezoni i provimeve po afron.
Të tjerë, kanë zgjedhur të protestojnë në formën e tyre duke bojkotuar mësimin.
Ndonëse lëvizja studentore i kushtoi shumë Ministrisë së Arsimit, me largimin e drejtueses Lindita Nikolla, kjo godinë do të mbledhë sërish në orën 11:30 studentët protestues, drejt Kryeministrisë e më pas drejt Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidencës, për rreth një orë e gjysmë

 

Por nuk mbaron me kaq itinerari i të rinjve. Ata do të kthejnë sytë sërish nga ambasadat, por ndryshe nga dje, përveç ndalesës te përfaqësia diplomatike e SHBA-ve, ata do të drejtohen në 13:00 edhe në atë të Bashkimit Europian.

 

Pavarësisht vendimeve të dala nga Këshilli i Ministrave në prag fundviti, të cilësuara edhe si “pakt me studentët”, këta të fundit kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis me kërkesat e tyre. Numri i tyre tashmë ka shkuar në nëntë, përfshirë dhe shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë.
/J.Spaho/

49496048_1992494207455220_6370168594323472384_n

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar