Protesta në Memaliaj dhe Rrogozhinë

Dhjetra qytetarë të Memaliajt janë mbledhur sot në sheshin kryesor të qytetit për të protestuar ndaj strukturës së reformës administrative. Sipas parashikimeve të strukturës së re kjo njesi do të jetë pjesë e Bashkisë së Tepelenës, duke humbur kështu shërbimet kryesore administrative. Protestuesit kanë kërkuar zbatimin e propozimeve  4 dhe 5 në draft-projektin për reformën

Dhjetra qytetarë të Memaliajt janë mbledhur sot në sheshin kryesor të qytetit për të protestuar ndaj strukturës së reformës administrative.

Sipas parashikimeve të strukturës së re kjo njesi do të jetë pjesë e Bashkisë së Tepelenës, duke humbur kështu shërbimet kryesore administrative.

Protestuesit kanë kërkuar zbatimin e propozimeve  4 dhe 5 në draft-projektin për reformën administrative .

Propozimet 4 dhe 5 e parashikojnë Memaliajn si bashki më vete duke përfshirë në administrimin e kësaj njësie dhe komunat Krahës, Qendër-Tepelenë, Buz, Qesarat e Luftinjë.

Tubime të ngjashme kanë ndodhur edhe në qytetin e Rrogozhinës. Protestuesit thonë se Rrogozhina duhet të jetë bashki më vete, pasi së bashku me fshatrat shkon rreth 40 mijë banorë.

Në rast se zëri i tyre nuk dëgjohet ata kanë thënë se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale të 2015-tës si dhe do të ndërmarrin veprime ekstreme si greva e urisë.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar