Protesta e PD, kufizime të qarkullimit në disa rrugë të Tiranës

Protesta e PD, kufizime të qarkullimit në disa rrugë të Tiranës

Mbahet sot protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Kjo e fundit iu ka bërë thirrje shqiptarëve prej ditësh për të dalë sot, më 7 korrik, në shesh kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Protesta e paralajmëruar sipas organizatorëve do të nisë në orën 19:00 dhe do të përfundojë në orën 21:00. Policia nuk ka informacione

Mbahet sot protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Kjo e fundit iu ka bërë thirrje shqiptarëve prej ditësh për të dalë sot, më 7 korrik, në shesh kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Protesta e paralajmëruar sipas organizatorëve do të nisë në orën 19:00 dhe do të përfundojë në orën 21:00. Policia nuk ka informacione për skenare që cenojnë rendin, por po implementon në terren planin e masave anti-tubim. Rreth një mijë forca policore do të angazhohen sot në kryeqytet, në protestën e Partisë Demokratike.

Përveç masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e rendit dhe nga PD për ecurinë e protestës, edhe Kryeministria është hedhur në veprim, duke blinduar dyert e godinës, ashtu siç edhe është bërë zakon në tubimet e mëparshme të opozitës.

Edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se protesta do jetë paqësore, duket se nga ana e tij kryeministri Rama ka marrë masat në rast të një eskalimi të mundshëm të tubimit. Për këtë arsye gjatë paradites së djeshme u zhvendos edhe instalacionin “Kërpudha”, që u rindërtua pas dëmtimeve që mori dikur në një nga protestat opozitare.

Prej orës 19:00, bulevardi “Dëshmoret e Kombit” nga kryeministria deri tek ish-hotel Dajti do të jetë i bllokuar për lëvizjen e mjeteve. Ndërsa në akset e tjera do te ketë qarkullim normal.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë:

– bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

– rruga “Gjergj Fishta”;

– bulevardi “Bajram Curri”

– bulevardi Zhan D’Ark

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar