Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur rreth aksionit të ri politik që pritet të ndërmarrë opozita. Sipas deputetit të PD-së, revolta popullore është në të njëjtën trajektore me lëvizjen e PD-së, e cila ka për detyrë të rrëzojë këtë qeveri. “Revolta popullore dhe lëvizja e PD shkojnë në një trajektore që do të
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur rreth aksionit të ri politik që pritet të ndërmarrë opozita. Sipas deputetit të PD-së, revolta popullore është në të njëjtën trajektore me lëvizjen e PD-së, e cila ka për detyrë të rrëzojë këtë qeveri.
“Revolta popullore dhe lëvizja e PD shkojnë në një trajektore që do të çojë në rënien e qeverisë. Është një proces që po shkon pika e vlimit dhe Edi Rama duhet ta kuptojë këtë gjë. Të gjithë faktorët po përkeqësohen ai vazhdon që me propagandë me tallje mund të vazhdojë të qeverisë por është detyre e PD që të ndalojë këtë histori dhe të bëjë ndryshimin”, tha ai.
PD ndodhet në disa momente riorganizimi në prag të zgjedhjeve lokale, por për Bylykbashin nuk ka zgjedhje për sa kohë është Edi Rama.
“Strukturat janë riorganziuar. Ne jemi në një proces ku zgjedhjet janë bërë në një moment përballjeje politike shumë të forta. Problemi qëndron a do të ketë zgjedhje në Shqipëri? Tashmë është më e qartë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje”, tha ai.
Bylykbashi theksoi në emisionin “Mbrëmje Ide” të Mirela Milori se Rama nuk mori masa për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti. Sipas tij sa më shumë kalon koha aq më e rëndë bëhet fatura për kryeministrin. Oerd Bylykbashi la hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohsme në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale.
/R.Bakalli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *