Proteinat që sinjalizojnë për kancerin ezofagut

Proteinat që sinjalizojnë për kancerin ezofagut

Zbulohen disa proteina gjenetike, të njohura si biomarkerë, të cilat janë të afta për tw dalluar ndryshimet të cilat mund të sinjalizojnë një gjendje parakanceroze të ezofagut. Shkencëtarët nga Rhode Island Hospital thonë se këto proteina gjenetike janë të afta për t’i dalluar ndryshimet në nivel mikroskopik. Këta markerë mund të ndihmojnë në zbulimin e

Zbulohen disa proteina gjenetike, të njohura si biomarkerë, të cilat janë të afta për tw dalluar ndryshimet të cilat mund të sinjalizojnë një gjendje parakanceroze të ezofagut.

Shkencëtarët nga Rhode Island Hospital thonë se këto proteina gjenetike janë të afta për t’i dalluar ndryshimet në nivel mikroskopik.

Këta markerë mund të ndihmojnë në zbulimin e pacientëve të cilët kanë prirje për të zhvilluar kancer të ezofagut.

Ezofagu Barrett (EB) është një

gjendje e shpeshtë parakanceroze i pjesë së poshtme të ezofagut. Pacientët me EB duhet që në intervale të shpeshta kohore të bëjnë endoskopi dhe biopsi me qëllim që të zbulohen ndryshimet paramalinje në nivel mikroskopik.

Prania e EB shton rrezikun për zhvillimin e adenokarcinomës ezofageale, forma më e shpeshtë e kancerit të ezofagut. Identifikimi i biomarkerëve të cilët janë të aftë për dallimin e shkallës së Ezofagut Barret të shoqëruar me displazi.

Zbulimi i pacientëve të cilët janë të prirë për progredimin e kancerit, është shumë e dobishme për patologët, kirurgët dhe gastroeneterologët me qëllim që të intervenohet sa më parë, pohojnë shkencëtarët.

Progresi i Ezofagut Barret në adenokarcinomë ezofageale ndodh në disa shkallë duke filluar nga shkalla e ulët e displazisë (shenja e hershme e morfologjike parakanceroze) deri në shkallën e lartë të displazisë.

Mesatarisht gjysma e pacientëve të cilët përjetojnë shkallë të lartë të displazisë do ta zhvillojnë adenokarcinomën ezofageale.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar