Prokuroria vendos 12 vite burg për Shemsie Kadrien. Zhvati 20 milionë lekë

Prokuroria e kryeqytetit vendosi sot 12 vjet heqje lirie për ish bosen e firmës piramidale “Gjallica”. Pasi kjo e fundit nëpërmjet mashtrimit u ka marrë rreth 20 milionë lekë të reja 3 personave të cilëve u kishte premtuar apartamente në këmbim të parave. Sipas policisë, hetimet lidhur me këtë ccështje kanë filluar në vitin 2008

Prokuroria e kryeqytetit vendosi sot 12 vjet heqje lirie për ish bosen e firmës piramidale “Gjallica”. Pasi kjo e fundit nëpërmjet mashtrimit u ka marrë rreth 20 milionë lekë të reja 3 personave të cilëve u kishte premtuar apartamente në këmbim të parave.

Sipas policisë, hetimet lidhur me këtë ccështje kanë filluar në vitin 2008 pasi Shemsie Kadrija ishte paditur se nuk po i’u mundësonte apartamentet e premtuara edhe 2 personve të cilët tashmë i kishin dhënë shumën prej 50 milion lekëve.

Gjatë kësaj kohe shtetësja në fjalë sapo kishte përfunduar burgimin prej 10 vjetësh për mashtrim në firmat piramidale.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit për Shemsie Kadrien, por ajo nuk është gjetur në adresën e saj dhe për këtë arsye është shpallur në kërkim. Sipas policisë mendohet se ashtu sikur bëri në kohën e piramidave Shemsi Kadria mund të jetë larguar jashtë Shqipërisë.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar