Prokuroria serbe bashkëpunon me EULEX për hetimet në Kosovë

Prokuroria serbe bashkëpunon me EULEX për hetimet në Kosovë

Mediat serbe kanë publikuar një sërë faktesh që dëshmojnë se Prokuroria serbe ka ndihmuar EULEX-in në hetimet e krimeve të luftës në Kosovë. Një ndër këto raste ka qënë bashkëpunimi i EULEX me prokurorinë e Serbisë për zbardhjen e rastit “Kleçka”, ku i akuzuari kryesor është Fatmir Limaj. Në këtë rast, Prokuroria e Serbisë ka

Mediat serbe kanë publikuar një sërë faktesh që dëshmojnë se Prokuroria serbe ka ndihmuar EULEX-in në hetimet e krimeve të luftës në Kosovë.

Një ndër këto raste ka qënë bashkëpunimi i EULEX me prokurorinë e Serbisë për zbardhjen e rastit “Kleçka”, ku i akuzuari kryesor është Fatmir Limaj.

Në këtë rast, Prokuroria e Serbisë ka ndihmuar misionin EULEX, duke identifikuar viktima dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët e krimeve të luftës të kryera në vitin 1999 në fshatin Kleçkë.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja serbe “Danas”, e cila shkruan se një ekip i EULEX-it nisi gërmimet për zhvarrosjen e viktimave në fshatin Kleçkë në shtator të vitit 2009.

Kuvendi i Kosovës pritet të hapë një debat lidhur me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës nga ana e EULEX-it.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar për mediat se kjo çështje duhet të gjykohet vetëm përpara organeve të drejtësisë. Megjithatë ai ka sqaruar se meqë procedurat janë plotësuar për debat, Kuvendi mund ta ketë si pikë të rendit të ditës këtë çështje ditën e enjte. “Mendoj që nuk është krejt çështje e Kuvendit, pasi sistemi i gjyqësisë është një sistem i pavarur dhe shtyllë e veçantë e shteteve. Por, deputetët e kanë bërë një kërkesë sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe Kryesia atë kërkesë duhet t’ia procedojë seancës dhe aty të merret vendimi”, – ka thënë Krasniqi.

Mandati i EULEX-it buron në bazë të vendimeve të Bashkimit Evropian dhe rishikimi i tij mund të bëhet nga Brukseli gjatë qershorit të vitit 2014.

 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar