Prokurori çështjes së Fullanit dërgohet në Vlorë

0

Prokurori Ramadan Troci, i cili pak muaj më parë lëshoi urdhër arrestin për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është komanduar nga Prokuroria e Përgjithshme drejtues në Prokurorinë e Vlorës.

Ndryshimet vijnë me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili veç Trocit ka emëruar edhe Arben Dylan me detyrë drejtor i Prokurorisë së Lushnjes.

Sipas burimeve nga prokuroria, Troci tashmë nuk do të merret më me çështjen e Bankës në Shqipërisë, pasi kjo dosje do t’i kalojë një prokurori tjetër.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here