Projekti i Brezovicës, Thaçi : 4000 vende te reja pune

“Me fillimin e projektit të Brezovicës do të hapen 4000 vende të reja pune.” Kjo është fjala e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën para – ofertuese të Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës Duke iu drejtuar Ambasadores së Shteteve të Bashkuara, zonjës Jacobson, ministrave e këshilltarëve të

“Me fillimin e projektit të Brezovicës do të hapen 4000 vende të reja pune.” Kjo është fjala e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën para – ofertuese të Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës

Duke iu drejtuar Ambasadores së Shteteve të Bashkuara, zonjës Jacobson, ministrave e këshilltarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës e po ashtu përfaqësuesve te kompanive të cilat kanë shprehur interes për projektin e Brezovicës, ai ka shprehur falënderimet e tij ndaj këtij grupi duke i cilësuar ata si më të rëndësishmit të  takimit pasi vizionin për një vend-skijim të klasit botëror mendojnë ta kthejnë në realitet.

Kryeministri Thaçi më tej ka falënderuar edhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara e cila ka përkrahur fuqimisht realizimin e këtij projekti duke mundësuar angazhimin e ekspertëve më të mirë të fushës për të siguruar një proces efektiv dhe transparent.

“Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 ne kemi punuar në reforma të mirëfillta ekonomike, duke aplikuar një politikë të favorshme tatimore për sektorin privat, krijimin e zonave të lira ekonomike, mundësinë e qasjes së lirë të tregut në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Evropën Juglindore. Disa nga këto reforma dhe suksese janë shënuar edhe në raportin e Bankës Botërore të të bërit biznes. Megjithatë, Kosova si një shtet i ri ka edhe shumë sfida për të kaluar” vazhdon fjalimi i kryeministrit Thaçi.

Projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës të filluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Thaçi e klasifikon si projekt me rëndësi kombëtare duke u bazuar edhe tek mbështetja që ky projekt ka marrë nga shoqëria kosovare.

Në vazhdim te fjalimit të tij Thaçi përmend realizimin e projekteve të mëdha kapitale, duke përfshirë këtu ndërtimin e autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, si dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës,lajm tjetër I mirë që mësohet nga kryeministria është se këtë vit do të filloj ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup, rrugë kjo që do ta ndërlidhë Brezovicën me dy aeroporte ndërkombëtare, atë të Prishtinës dhe të Shkupit.

Në përfundim të fjalimit të tij ai falënderon dhe bënë thirrje për investim në shtetin më të ri në Evropë. “Kosova është shtet i ri, por i mundësive të mëdha”.

/Miranda Shala/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar