Progres-raporti, Rama: Raport inkurajues, nuk dimë çfarë kërkon opozita me bojkotin e saj

0

Kryeministri, Edi Rama në një konferencë të përbashkët për mediat ka marrë zyrtarisht raportin nga ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, të cilin e ka cilësuar inkurajues për vitin e parë të qeverisë së tij.

“ Raporti konfirmoi vlerësimin shumë pozitiv të Komisionit Europian për arritjet konkrete të qeverisë dhe ajo çka për ne vlen ende më shumë, për vullnetin tonë qeverisës për të dëshmuar me fakte thellimin e reformave modernizuese.”

Duke u ndalur në shqetësimin e KE-së për kthimin e opozitës në Kuvend Rama tha se ende nuk e di se cilat janë kërkesat e saj për të bojkotuar Kuvendin.

“Ne presim që opozita të thotë çfarë mund të bëjmë ne, çfarë kërkojnë. Ishte një kërkesë legjitime sipas nesh, jo legjitime sipas tyrte, por ishte një kërkesë konkrete, me një argumentim konkret dhe përcakton kushtëzimin e marrëdhënieve tona me Parlamentin. Akoma nuk e dimë se çfarë kërkon opozita, përveç, kuptohet, largimit të qeverisë, por këtë nuk jemi ne që duhet t’ia plotësojmë, por është populli shqiptar që duhet tua plotësojë me votë.” Tha Rama në fjalën e tij duke u nadalur në këtë problematikë.

Për kreun e qverisë raporti i Komisionit Europian me vërejtjet e tij përcakton prioritet që qeveria i ka përcaktuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i ka bërë thirrje opozitës që të rikthehet në parlament duke theksuar së BE do të përpiqet për ndërtimin e një dialogu politik në vend.

“Një gjë e cila është një shqetësim i veçantë për ne dhe kërkon rëndësi të veçantë është gjithëpërfshirja e sidomos dialogu politik mes qeverisë dhe opozitës. Ne si Bashkim Europian do të përpiqemi që të bëjmë çdo gjë që të restaurohet ky dialog dhe të ketë një debat publik, të hapur e të çiltër, pët të gjitha këto çështje për Shqipërinë. “ tha fjalën e saj Vlahutin duke iu drejtuar opozitës

/Objektiv.al/

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here