Progres-raporti. Fyle për Shqipërinë: Dialogu mes palëve i rëndësishëm

Komisioneri Stefan Fyle gjatë prezantimit të progres raportit ka konsideruar shqetësuese situatën politike në Shqipëri dhe ka vlerësuar  dialogun mes 2 palëve si një hap të rendësishëm për rrugën drejt BE-së. “Dialog konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës në parlament dhe bashkepunim për reformat”, janë këshillat e KE në raportin e ri të progresit që u

Komisioneri Stefan Fyle gjatë prezantimit të progres raportit ka konsideruar shqetësuese situatën politike në Shqipëri dhe ka vlerësuar  dialogun mes 2 palëve si një hap të rendësishëm për rrugën drejt BE-së.

“Dialog konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës në parlament dhe bashkepunim për reformat”, janë këshillat e KE në raportin e ri të progresit që u publikua sot për Shqipërinë që synon të rendë drejt familjes europiane.

Gjatë leximit të progres raportit për secilin nga vendet e rajonit  të Ballkanit, Fyle u shpreh për Shqipërinë se  qeveria ka demonstruar vullnet për reformat, por shqetësuese mbetet situata politike në vend.

“Shqipëria ka arritur statusin kandidat në qershor, njohje për reformat që ka arritur, qeveria ka demonstruar vullnet politik, për reformat që ka ndërmarrë me Bashkimin Europian. Operacione të suksesshme për luftën ndaj drogës, me rezultate impresionante, angazhim për luftën ndaj krimit të organizuar. Por jemi të shqetësuar për klimën politikë, për bojkotin aktual nga opozita. Qeveria të sigurojë që opozita të ketë siguri për të performuar detyrën demokratike. Statusi kandidat ofron përgjegjësi dhe duhet parë si detyrë së shumti. Qeveria të demonstrojë tani se mud të cojë përpara reforma, ato në aspektin ligjor, administrativ, dhe kjo të bëhet në mënyrë gjithpërfshirëse nga ana politike.”

Fyle gjithashtu përmendi faktin se ka pasur një trend ku parti opozitare kanë bojkotuar punimet në parlament në shenjë proteste ndaj mazhorancës në vendet ballkanike por sipas tij bojkoti nuk do të cojë në zgjidhjen e mosmarrveshjeve. Zgjidhja është në dorë të disa komponentëve politike u shpreh ai.

Më pas Fyle analizoi situatën në Serbi, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni etj. 

/Ilda Xhafa/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar