Çdo vit shikojmë profesione të reja që futen në treg kjo për shkak të progresit të vazhdueshëm ekonomik dhe teknologjik. Por ky progres ka bërë që edhe disa prej profesioneve të vjetra të zhduken plotësisht. Më poshtë do të shikoni disa profesione të çuditshme që as nuk i kishitmendur që ekzistonin, 1.Mbledhësit e birilave të
Çdo vit shikojmë profesione të reja që futen në treg kjo për shkak të progresit të vazhdueshëm ekonomik dhe teknologjik.
Por ky progres ka bërë që edhe disa prej profesioneve të vjetra të zhduken plotësisht. Më poshtë do të shikoni disa profesione të çuditshme që as nuk i kishitmendur që ekzistonin,
1.Mbledhësit e birilave të lojës së bowling-ut. Kohe me pare nuk egzistonte ndonje pajisje elektronike qe mblidhte birilat e bowlingut por ishin disa djelmosha te vegjel qe e benin ate pune denjesisht.
2.Zgjimi i njerëzve nga gjumi përpara se të egzistonte alarmi i orës për zgjim dhe telefonat që sot na ndihmojnë për tu zgjuar, njerëzit paguanin një njeri që të zgjonte nga gjumi. Ata shkonin tek shtëpia, e u binin portave dhedritareve me shkopinj të gjatë.
Nuk lëviznin prej aty deri sa të ishin të sigurt që po i zgjonin njerëzit nga shtrati. Ky profesion ka qenë i përhapur më shumë në Angli dhe Irlandë.
3.Ndezësit e llambave sot ky profesion i vjeter ruhet vetëm në disa zona për shembull në disa lagje të Londrës”, si trashëgimi historike apo atraksion turistik, por ky profesion ka qenë tepër i përhapur pasi ndriçuesit e rrugëve ishin me gaz.
4.Prerësit e akullit përpara ardhjes së teknikave moderne të ftohjes, më parë kishte njerëz që formonin blloqe akulli për të mbajtur ushqimet e freskëta. Njerëzit paguanin që ti blenin sepse mbanin ushqimet e freskëta.
5.Shfarosësit mijtë ishin të përhapur tepër në shekujt 16-17, ata kanë qenë të lidhur me përhapjen e epidemisë në qytet. Njerëzit paguanin shfarosësit që kapnin minjtë me duart e tyre, duke përdorur qentë e stërvitur për këtë çështje.
6.Ç’varrosësit e kufomave në shekullin 19, trupat e njerëzve ç’varroseshin dhe dërgoheshin në universitet për arsye kërkimore.
Për të marrë një kufomë në rrugë ligjore nuk ishte e lehtë, kështu që u besohej këtyre profesionistëve.
A.C
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *