Bizneset do të paguajnë taksa më të larta për produktet e ashtuquajtura të luksit duke filluar nga 1 janari i vitit 2015. Për produkte si kafeja, pijet energjike, pijet alkoolike apo duhani, do të paguhen nivele të tjera akcize nga sa paguhet tani. Referuar vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, akciza është 60 lekë kilogrami, akciza
Bizneset do të paguajnë taksa më të larta për produktet e ashtuquajtura të luksit duke filluar nga 1 janari i vitit 2015.
Për produkte si kafeja, pijet energjike, pijet alkoolike apo duhani, do të paguhen nivele të tjera akcize nga sa paguhet tani. Referuar vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, akciza është 60 lekë kilogrami, akciza për pijet energjike është 30 lekë për litër ndërsa akciza për birrën varion nga 360 deri në 710 lekë për hektolitër, në varësi të përqindjes së alkoolit.
Për verën, akciza që do të paguhet varion nga 2 mijë deri në 12 mijë lekë, ndërsa për pijet me përmbajtje alkooli nga 15-22 për qind, do të paguhen 5 mijë e 200 lekë për hektolitër. Sa i përket duhanit puro do të paguhet akcizë 2500 lekë për kilogram, ndërsa për fishekzjarret akciza do të jetë 200 lekë për kilogram.
Gjatë diskutimit të paketës fiskale të vitit 2015, qeveria kishte propozuar heqjen e akcizës për pijet energjike, por ky ndryshim nuk u miratua pasi deputetët e mazhorancës dolën kundër. Ndërkohë, qeveria miratoi rritjen e akcizës për cigaret, që duke nisur nga viti i ardhshëm do të ketë një rritje të përvitshme.
Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës për vitin 2015 parashikohet të jetë rreth 3.4 miliardë lekë.
Tabela e akcizës së produkteve të luksit:
Kafeja 60 lekë/kg
Pijet energjike 30 lekë/litri
Birra 360-710 lekë/hektolitri
Vera 2 mijë-12 mijë lekë/HL
Pijet alkoolike 15-22% 5 200 lekë/HL
Puro dhe cigarillos 2500 lekë/kg
Fishekzjarrët 200 lekë/kg
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *