Plani në axhendën e kryeministrit për vizitën në qytetin e Bulqizës dhe atë të Burrelit nuk është mundur të realizohet për shak të problemeve shëndetësor. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesit e pushtetit lokal të Burrelit të cilët njoftuan për anullimin e kësaj vizite. Vizita ishte planifikuar të ishte në orën 10:30 të paradites
Plani në axhendën e kryeministrit për vizitën në qytetin e Bulqizës dhe atë të Burrelit nuk është mundur të realizohet për shak të problemeve shëndetësor.
Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesit e pushtetit lokal të Burrelit të cilët njoftuan për anullimin e kësaj vizite. Vizita ishte planifikuar të ishte në orën 10:30 të paradites me arsye inspektimin e investimeve të dy qyteteve.
Kanë qenë disa probleme shëndetësore ato që kanë cuar në anullimin e kësaj vizite. Sic duket kryeministri ka patur dhimbje shpine që dje, gjatë pjesëmarrjes në tryezën për reformën në drejtësi: dhimbje që kanë vazhduar edhe sot duke lënë kështu inspektimin e Kryeministrit të shtyhet për një herë tjeter.
Burime zyrtare thonë se javën e ardhshme Rama ka një vizitë impenjative jashtë vendit, ndaj për këtë arsye e ka parë të arsyeshme të anulojë këtë vizitë.
/Ilda Xhafa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *