Privatizimet rrisin papunësinë e Kosovës

Privatizimet rrisin papunësinë e Kosovës

Që nga viti 2002 e këtej, procesi i privatizimit u ka ‘’kushtuar” qytetarëve të  Kosovës qindra-mijëra vende pune. Ekspertë të ekonomisë thonë se procesi i privatizimit e ka lodhur edhe më shumë ekonominë e vendit. Drejtori i Departamentit të Mirëqenies Sociale në MPMS, Muhamet Gjocaj, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se numri i familjeve që

Që nga viti 2002 e këtej, procesi i privatizimit u ka ‘’kushtuar” qytetarëve të  Kosovës qindra-mijëra vende pune. Ekspertë të ekonomisë thonë se procesi i privatizimit e ka lodhur edhe më shumë ekonominë e vendit.

Drejtori i Departamentit të Mirëqenies Sociale në MPMS, Muhamet Gjocaj, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se numri i familjeve që jetojnë nga asistenca sociale vazhdon të jetë i njëjtë thuajse nga viti 2006 e këndej. Sipas tij, para 7 viteve Ministria ka pasur shumë kërkesa për asistencë pasi si pasojë e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha, shumë persona i humbën vendet e tyre të punës.

Ekspertët e ekonomisë janë shprehur më tej se Kosova është thuajse rast i vetëm ku privatizimi ka sjellë papunësi dhe probleme ekonomike, e jo punësim e zhvillim.

Sipas Dardan Sejdiut, njohës i rrethanave ekonomike nga Lëvizja “Vetëvendosje”, privatizimi në Kosove, ka si qëllim vetëm  shitjen e ekonomisë.

“Dhe duke mos qenë i tërë procesi në funksion të zhvillimit të vendit, por vetëm në funksion të transformimit të pronësisë dhe pasurimit të shitë – blerësve, kemi përfunduar me një ekonomi të de-industrializuar, rrjedhimisht pa prodhim dhe si pasojë me deficit tregtar i cili vjen e rritet vit pas viti, por mbi të gjitha kemi përfunduar me papunësi të një shkalle alarmante”, tha ai.

Procesi  i privatizimit ka shkatërruar kështu  çdo potencial të Kosovës për zhvillim, duke nxjerrë kapitalin vendor jashtë vendit.

 /Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar