Zyrtarisht kanë nisur punimet e rrugës 6, ose autostradës Prishtinë – Shkup. Autostrada Prishtinë-Shkup do të mbajë emrin “Arbën Xhaferi”, në nder të liderit të parë të PDSH-së dhe nënshkruesit të Marrëveshjes së Ohrit. Në ceremoninë e inagurimit të autostradës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky është një hap përpara i popullit shqiptar
Zyrtarisht kanë nisur punimet e rrugës 6, ose autostradës Prishtinë – Shkup.
Autostrada Prishtinë-Shkup do të mbajë emrin “Arbën Xhaferi”, në nder të liderit të parë të PDSH-së dhe nënshkruesit të Marrëveshjes së Ohrit.
Në ceremoninë e inagurimit të autostradës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky është një hap përpara i popullit shqiptar drejt objektivave të misionit të ri të tyre.
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota u shpreh se kontrata e nënshkruar për projektin e kësaj autostrade është ndër më të mirat.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, tha se autostrada është simbol i bashkimit të shqiptarëve.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *