Prishtina fiton

0

Kampioni i dyfishtë i Kosovës, FC Prishtina, ka zhvilluar një ndeshje miqësore kundër FC Koniz, të cilën ka arritur ta fitojë me rezultat minimal, 1-0.

Golin e vetëm e shënoi Argjend Malaj pas asistimit të Isuf Llumnicës. Kjo ndeshje ishte edhe rast i mirë për trajnerin, Afrim Tovërlani, për t’i provuar të gjithë futbollistët e rinj. prishtinës i kanë ikur më shumë se gjysma e lojëtarve kryesore të cilët janë transferuar tek skuadra e Partizanit.

Në këtë ndeshje ishin të pranishëm mbi 1.000 bashkatdhetarë nga Zvicra që ishin për të mbështetur bardhekaltërit dhe u ndanë të kënaqur me paraqitjen e tyre.

Pas ndeshjes, futbollistët e Prishtinës dhuruan fanellat për tifozët e shumtë shqiptarë në Zvicër dhe ndanë momente të mira me ta.

/Ariglon Pali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here