Prifti: PS-ja nuk e mbajti premtimin

Prifti: PS-ja nuk e mbajti premtimin

Dritan Prifti  hapi dje fushatën elektorale në qarkun e Fierit, ku do të kandidojë i vetëm. Ai deklaroi se Ilir Meta po e përdor koalicionin me Edi Ramën si “Kalë Trojë” për t’u ribashkuar më vonë me të djathtët. “A e dëgjuat para dy ditësh se si dy deputetë të LSI-së tashmë kanë filluar të

Dritan Prifti  hapi dje fushatën elektorale në qarkun e Fierit, ku do të kandidojë i vetëm. Ai deklaroi se Ilir Meta po e përdor koalicionin me Edi Ramën si “Kalë Trojë” për t’u ribashkuar më vonë me të djathtët.

“A e dëgjuat para dy ditësh se si dy deputetë të LSI-së tashmë kanë filluar të hedhin parullën Meta kryeministër. Ky është kurthi që unë e kam paralajmëruar disa herë Edi Ramën. I kam thënë LSI është Kali i Trojës brenda së majtës. Ka ardhur vetëm për zgjedhje, sa për të gënjyer shqiptarët se janë prapë të majtë. Të marrin votat dhe të shkojnë prapë të bëjnë qeveri me Sali Berishën. Kjo ka për të ndodhur. Meta ka për t’i kërkuar pas zgjedhjeve Ramës për t’u bërë Kryeministër. Në momentin që Rama do t’i thotë që kryeministrin duhet ta ketë partia më e madhe, ai do të bashkojë përsëri votat me Sali Berishën që ta lërë përsëri të majtën në opozitë”, deklaroi z. Prifti.

Gjatë fjalimit ai theksoi se ka pasur dëshirë të kandidonte në siglën e Partisë Socialiste, por Edi Rama zgjodhi për partner Ilir Metën, pavarësisht se prej tre vitesh i kishte premtuar bashkëpunim.

“Më kërkoi dhe PD që të bashkohesha me ta, por nuk pranova. Nuk pranova, sepse Dritan Vlash Prifti është për rrotacionin politik dhe largimin e Sali Berishës nga pushteti. Nuk mund t’ia fal Sali Berishës 21 janarin. Nuk mund t’ia fal Sali Berishës ndërhyrjen tek organet e Drejtësisë për të nxjerrë të pafajshëm Ilir Metën”, theksoi Dritan Prifti.

 /Adisa Sida/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar