Prezantohet strategjia për luftimin e ekonomisë jo-formale dhe pastrimit të parave

Sot Ministria e Financave ka prezantuar projektin, Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimeve financiare 2014 -2018. Në këtë projekt ishin pjesmarrës minstri Besim Beqaj, përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, komunitetit të biznesit, organizatave joqeveritare të cilët theksuan gjashtë objektivat e Planit

Sot Ministria e Financave ka prezantuar projektin, Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimeve financiare 2014 -2018. Në këtë projekt ishin pjesmarrës minstri Besim Beqaj, përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, komunitetit të biznesit, organizatave joqeveritare të cilët theksuan gjashtë objektivat e Planit te Veprimit. Strategjia bazohet në studimin e riskut në nivel kombëtar të hartuar bashkërisht me Komisionin Evropian i cili identifikon faktorët që mundësojnë përhapjen e kësaj dukurie.

Me këtë rast ministri Beqaj ka theksuar se duke u mbështetur në dokumentet strategjike të qeverisë, ne synojmë një rritje të qëndrueshme ekonomike ku sektori privat ka rolin udhëheqës në ekonomi.

Gjithashtu ministri Beqaj ka shprehur se janë të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset dhe njëra nga këto vështirësi është edhe shkalla e informalitetit që sfidon në masë të konsiderueshme parimin e barabarësisë në treg dhe nënvizoi se fenomeni i ekonomisë jo-formale është i dëmshëm për të gjithë: ajo ka efekte negative për vet bizneset, të punësuarit dhe qeverinë.

Ministri Beqaj deklaroi se Ministria e Financave ka kërkuar nga zyra e BE-së në Kosovë asistencë në vlerësimin e nivelit të ekonomisë joformale në vend me qëllim që progresi i planifikuar nga Strategjia dhe Plani i Veprimit të realizohet.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar