Prezantohet paketa për rritjen e sigurisë rrugore

Sot Ministri i transportit, Edmond Haxhinasto dhe ministri i brenshëm, Saimir Tahiri kanë prezantuar paketën e masave për rritjen e sigurisë rrugore. Ministri i transportit Edmond Haxhinasto paraqiti disa nga ndryshimet të cilat sipas tij do të shënojnë një standart të ri në rritjen e sigurisë rrugore dhe theksoi ndërhyrjen sa i përket sinjalistës në

Sot Ministri i transportit, Edmond Haxhinasto dhe ministri i brenshëm, Saimir Tahiri kanë prezantuar paketën e masave për rritjen e sigurisë rrugore.

Ministri i transportit Edmond Haxhinasto paraqiti disa nga ndryshimet të cilat sipas tij do të shënojnë një standart të ri në rritjen e sigurisë rrugore dhe theksoi ndërhyrjen sa i përket sinjalistës në rrugë, ndërhyrje në ruajtjen e rrugës si një aset i rëndësishëm kombëtar dhe si një aset i qytetarëve.

“Masat tona janë kryesisht të dy  sektorëvë, të transportit dhe forcimit të ligjit. Sa i takon mjeteve më të sigurta do të forcojmë të gjithë procedurën e kontrollit të mjeteve, do liberalizojmë tregun dhe do ta bëjmë sistemin të paprekshëm nga korruspioni, do të vendosim elementet e  sigurisë në kontrollin e makinave, do të vendosim kontroll edhe për cilësinë e mjeteve dhe për ndotjen e gazrave” tha Haxhinasto.

Gjithashtu ministri Haxhinasto shtoi se “Do ta ruajmë rrugën nga dëmtimet duke forcuar masat dhe ndëshkimet si dhe kompanitë që shpesh blejnë elementë të sinjalistës për përfitimeve të tyre. Shumë rigoroz do të tregohemi në ndërhyrjet në rrugë, për ndërtimet të paligjshme dhe për hyrje-daljet të paautorizuara dhe do të vendosim një standart për hyrje daljet në rrugë në mënyrë që ato mos të jenë në pikat e zeza që shkaktojnë aksidentet” .

Ndërsa ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka pohuar se ka dorëzuar në ministrinë e drejtësisë  propozimin për të dënuar me 10 ditë burg të shoferëve pa patentë dhe që drejtojnë automjetin në gjendje të duhur.

“Kemi parashikuar propozimin për ndryshim si masë minimale të dënimit pa leje drejtimi 10 ditë heqje lirie . Sepse të drejtosh mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur nuk është shkelje e kodit rrugor por përbën vepër penale. Ndaj si e tillë Ministria e Brendshme ka prezantuar që dënimi minimal i mundshëm të jetë 10 ditë heqje lirie.  Për statistikë në 4 muaj që nga  dita e parë të ushtrimit të detyrës policia filloi praktikën e arrestimit të personave të cilët drejtojnë automjetin në gjendje të dehur dhe ky numër është 660 shtetas të ndalur por që 83 persona janë dhënë vendimet nga gjykatat”  a deklaruar ministri Tahiri.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar