Prezantohet në Kolegjin Universitar Bedër fushata “Po t’vjen një kartolinë”

Prezantohet në Kolegjin Universitar Bedër fushata “Po t’vjen një kartolinë”

Zyra e Klubeve Studentore në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarve organizuan sot një takim të hapur me të diplomuarin në Kolegjin Universitar Bedër, gazetarin Osman Stafa, në kuadër të prezantimit të fushatës: “Po t’vjen një kartolinë”. Kjo fushatë ndërmerret me rastin e festave të fundvit, duke iu drejtuar pikërisht atyre që i presin me

Zyra e Klubeve Studentore në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarve organizuan sot një takim të hapur me të diplomuarin në Kolegjin Universitar Bedër, gazetarin Osman Stafa, në kuadër të prezantimit të fushatës: “Po t’vjen një kartolinë”. Kjo fushatë ndërmerret me rastin e festave të fundvit, duke iu drejtuar pikërisht atyre që i presin me padurim këto festa, fëmijëve.

Si një gazetar që përballet çdo ditë me realitetin në çdo cep të Shqipërisë, @osman_stafa theksoi përpara studentëve se jo të gjithë fëmijët kanë mundësinë e marrjes së një dhurate për fundvit dhe për shumë prej tyre kjo është diçka e paarritshme. Duke u nisur nga kjo, Osmani bashkë me këdo që dëshiron të përfshihet në fushatë kanë vendosur t’u përgatisin dhurata dhe bashkë me kartolinën e Vitit të Ri, t’ua dërgojnë ato fëmijëve në disa fshatra të Shqipërisë.

Studentët e Kolegjit Universitar Bedër u treguan të gatshëm për t’u përfshirë në këtë nismë kaq të bukur për të gëzuar ata që më së shumti meritojnë të jenë të lumtur.

https://www.instagram.com/universitetibeder/

Objektiv.al

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar