Zyra e Klubeve Studentore në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarve organizuan sot një takim të hapur me të diplomuarin në Kolegjin Universitar Bedër, gazetarin Osman Stafa, në kuadër të prezantimit të fushatës: “Po t’vjen një kartolinë”. Kjo fushatë ndërmerret me rastin e festave të fundvit, duke iu drejtuar pikërisht atyre që i presin me
Zyra e Klubeve Studentore në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarve organizuan sot një takim të hapur me të diplomuarin në Kolegjin Universitar Bedër, gazetarin Osman Stafa, në kuadër të prezantimit të fushatës: “Po t’vjen një kartolinë”. Kjo fushatë ndërmerret me rastin e festave të fundvit, duke iu drejtuar pikërisht atyre që i presin me padurim këto festa, fëmijëve.
Si një gazetar që përballet çdo ditë me realitetin në çdo cep të Shqipërisë, @osman_stafa theksoi përpara studentëve se jo të gjithë fëmijët kanë mundësinë e marrjes së një dhurate për fundvit dhe për shumë prej tyre kjo është diçka e paarritshme. Duke u nisur nga kjo, Osmani bashkë me këdo që dëshiron të përfshihet në fushatë kanë vendosur t’u përgatisin dhurata dhe bashkë me kartolinën e Vitit të Ri, t’ua dërgojnë ato fëmijëve në disa fshatra të Shqipërisë.
Studentët e Kolegjit Universitar Bedër u treguan të gatshëm për t’u përfshirë në këtë nismë kaq të bukur për të gëzuar ata që më së shumti meritojnë të jenë të lumtur.
Objektiv.al
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *