Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka shtruar dje një iftar me rastin e Muajıt të Shenjtë të Ramazanit. Të pranishëm ishin udhëheqës të Bashkësisë Islame, ministra, zëvendësministra, deputet të Kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues të trupës diplomatike në Kosovë. Presidentja Jahjaga duke përshëndetur dhe falenderuar të pranishmit theksoi se simbolikisht iftari
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka shtruar dje një iftar me rastin e Muajıt të Shenjtë të Ramazanit.
Të pranishëm ishin udhëheqës të Bashkësisë Islame, ministra, zëvendësministra, deputet të Kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues të trupës diplomatike në Kosovë.
Presidentja Jahjaga duke përshëndetur dhe falenderuar të pranishmit theksoi se simbolikisht iftari tregon vullnetin se të gjithë po e ndërtojnë së bashku shtetin e Kosovës, bazuar në barazi dhe se respektojnë institucionet e zgjedhura të shtetit.
Jahjaga theksoi se në këtë muaj njeriu e forcon besimin duke synuar ta pastrojë vetveten dhe duke ndarë të mirat me të tjerët.
Myfitu i Kosovës, Naim Tërnava falënderoi presidenten Jahjaga për iftarin e shtruar dhe foli për rëndësinë e muajit të Ramazanit.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *