Presidenti amerikan, Barack Obama, kërkon autorizimin e Kongresit për ndërhyrje ushtarake në Siri. SHBA-ja pohon se raportet e shërbimeve inteligjente tregojnë se qeveria siriane ka përdorur armë kimike duke shkaktuar vdekjen e 1429 personave. Kjo ndërhyrje ushtarake sipas Obamës do të jetë e limituar në kohëzgjatje, por do të ketë rol të rëndësishëm në parandalimin e sulmeve
Presidenti amerikan, Barack Obama, kërkon autorizimin e Kongresit për ndërhyrje ushtarake në Siri.
SHBA-ja pohon se raportet e shërbimeve inteligjente tregojnë se qeveria siriane ka përdorur armë kimike duke shkaktuar vdekjen e 1429 personave.
Kjo ndërhyrje ushtarake sipas Obamës do të jetë e limituar në kohëzgjatje, por do të ketë rol të rëndësishëm në parandalimin e sulmeve të mëvonshme. Kjo ndërhyrje mund të ndodhë sipas tij në çdo kohë, nesër, javën e ardhshme ose në një të ardhme të afërt.
Megjtihatë, ia vlen të theksohet se pavarësisht përgjgjes së Kongresit, Obama ka të drejtën të urdhëroje sulmin edhe pa miratimin e Kongresit, kjo nën të drejtën e komandantit suprem.
“Nuk mund të bëhemi sikur nuk shohim atë që ndodhi në Damask, ku u vranë gra e fëmijë”, theksoi presidenti Obama.
/Jola Llozhi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *