Nishani: Heqja e vizave me Amerikën mund të arrihet

Nishani: Heqja e vizave me Amerikën mund të arrihet

Presidenti i vendit, Bujar Nishani, gjatë një takimi me gazetarët, u shpreh se premtimi i kryeministrit Berisha për liberalizimin e vizave me ShBA-në është një çështje e rëndësishme dhe se mund të arrihet vetëm me punë. “Lëvizja e lirë është një mundësi pozitive, por qeverisë i takon të punojë shumë fortë bashkë me institucionet e

Presidenti i vendit, Bujar Nishani, gjatë një takimi me gazetarët, u shpreh se premtimi i kryeministrit Berisha për liberalizimin e vizave me ShBA-në është një çështje e rëndësishme dhe se mund të arrihet vetëm me punë.

“Lëvizja e lirë është një mundësi pozitive, por qeverisë i takon të punojë shumë fortë bashkë me institucionet e tjera për të plotësuar standartet dhe kriteret. Edhe pas iniciativave që ka nga ana e presidentit Obama për të lehtësuar këtë proces, besoj se do të jetë i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë dhe mund të arrihet pa diskutim”, – theksoi Nishani gjatë fjalës së tij.

Pas takimit që z.Nishani zhvilloi me gazetarët, ka reaguar deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri, ku akuzon kreun e shtetit se është përfshirë në këtë fushatë për interesat e tij.

“Presidenti Bujar Nishani futet në fushatë dhe përgëzon nismën për heqjen e vizave me USA-në. Më mirë të kishte uruar përsëri rrugën plot makina e qiellin plot avion. Të paktën do ishte në lartësinë e mustaqeve”, – shkruan z. Tahiri në “facebook”.

/Armela Ago/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar