Presidenti Nishani shtron iftar per Ramazan

Presidenti  Nishani shtron iftar per Ramazan

Iftaret për nder të muajit të Ramazanit tashmë janë shndërruar në një traditë nga krerët e lartë të shtetit. Pas iftareve të shtruara nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, mbrëmë  Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka mikëpritur besimtarët muslimanë  në një  iftar në ambientet e Pallatit

Iftaret për nder të muajit të Ramazanit tashmë janë shndërruar në një traditë nga krerët e lartë të shtetit. Pas iftareve të shtruara nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, mbrëmë  Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka mikëpritur besimtarët muslimanë  në një  iftar në ambientet e Pallatit të Brigadave.

 Në fjalën e tij, Presidenti Nishani theksoi se Muaji i Ramazanit është një rit madhështor e kuptimplotë.

“Në këto ditë, besimtarët ngrenë lart sakrificat. Me anë të agjërimit ju tregoni superioritetin e virtytit mbi vesin. Përmes kësaj sfide që bëni, ju bëni atë që më tepër se gjithçka i duhet njerëzimit, dëshmoni dhe forconi besimin tek Zoti”, tha Nishani.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës solli në kujtesë vitet e komunizimit, kur feja ishte e ndaluar, por ai vlerësoi lartë besimtarët, të cilët në mënyrë të fshehtë vijonin të ruanin traditat e besimit.

Të pranishëm ishin përfaqësuesit e Komunitetit Musliman, diplomatë dhe personalite të tjera të shquara të vendit.
/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar