Presidenti Nishani ‘’Qytetar Nderi’’, Braçe: Nuk ke bërë asgjë në jetë

Presidenti Nishani ‘’Qytetar Nderi’’, Braçe: Nuk ke bërë asgjë në jetë

Dekorimi i Presidentit të Republikës Bujar Nishani me titullin ‘’Qytetarë Nderi’’ i Libohovës një ditë më parë nuk ka kaluar pa komente. Në një koment të bërë në  rrjetin social Facebook, përfaqësuesi i partisë Socialiste Erjon Braçe, ka shkruar: ‘’Ka  ndonjë kriter për tu bërë ‘’ Qytetar Nderi’’, sidomos në të gjallë, sidomos kur je

Dekorimi i Presidentit të Republikës Bujar Nishani me titullin ‘’Qytetarë Nderi’’ i Libohovës një ditë më parë nuk ka kaluar pa komente.

Në një koment të bërë në  rrjetin social Facebook, përfaqësuesi i partisë Socialiste Erjon Braçe, ka shkruar: ‘’Ka  ndonjë kriter për tu bërë ‘’ Qytetar Nderi’’, sidomos në të gjallë, sidomos kur je i ri, sidomos kur nuk ke jetur asnjë ditë atje ku të shpallin ‘’nder’’, sidomos  kur nuk nuk ke bërë atje asgjë prej gjëje, sidomos kur në tërësinë tënde, jetë, profesion e punë bashkë, s’ke ndonjë gjë që të jesh ‘’nder’’ i dikujt. Përveç karriges, po karrigia e dikujt mund të jetë nder për dikë tjetër, apo për ne të gjithë’’, është shprehur Braçe, ndonëse nuk i është referuar me emër Presidentit Nishani.

Ky koment i tij ka ardhur pas një tjetër deklarate të bërë një ditë më parë, ku e akuzonte Presidentin për shkelje të ligjit me firmosjen e kalimit të Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në seli të Partisë Demokratike.

 

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar