Presidenti Nishani pret në takim Kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman

Presidenti i Republikës mikpriti sot në një takim miqësor Kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj. Kreu i Shtetit, në mesazhin e tij të parë përcolli urimet më të mira dhe të sinqerta për Kreun e ri të Komunitetit Mysliman, duke shprehur dëshirën dhe bindjen për sukses në misionin e rëndësishëm që kjo detyrë

Presidenti i Republikës mikpriti sot në një takim miqësor Kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj.

2

Kreu i Shtetit, në mesazhin e tij të parë përcolli urimet më të mira dhe të sinqerta për Kreun e ri të Komunitetit Mysliman, duke shprehur dëshirën dhe bindjen për sukses në misionin e rëndësishëm që kjo detyrë e lartë dhe e nderuar kërkon në shërbim të njerëzve, e mbi të gjitha që çon në  plotësimin e shpirtit të shqiptarit mysliman të mbushur me virtytet më të mira.

Presidenti Nishani, në fjalën e Tij, u ndal tek rëndësia dhe kontributi pozitiv që besimi fetar dhe ai mysliman në veçanti, si besimi më i madh në vend, ka luajtur në historinë e largët dhe atë të afërt të vendit tonë. “Tipare të tilla si shpirti i harmonisë, mirëkuptimit, tolerancës fetare, atdhedashurisë qëndrojnë në themel të parimeve të besimit mysliman në vite dhe janë mishëruar si vlera të veçanta të popullit shqiptar”, – u shpreh ndër të tjera Kreu i Shtetit.

“Ne kemi nevojë, në ditët e sotme ku shoqëria shqiptare ballafaqohet me sfida të ndryshme, të nxjerrim akoma më në pah shpirtin unitar dhe të kemi solidaritet mbarëkombëtar. Jam i sigurt se si kurdoherë bashkësitë fetare do të japin ndihmesën e tyre në këtë drejtim, ndihmesë që mbështetet, si kurdoherë në parimet e mirësisë, të dashurisë dhe të bashkëjetesës, që feja i ka pasur shtylla mbi të cilat janë ngritur parimet morale për përparimin shoqëror. Në këtë kontekst, roli i Komunitetit Mysliman dhe juaji si Kryetar i nderuar i këtij Komuniteti është shumë i rëndësishëm. Si President i Republikës ju shpreh vullnetin tim të plotë për t’ju mbështetur fuqimisht në çdo iniciativë Tuajën dhe të Komunitetit Mysliman që përçon këto vlera”, – nënvizoi në fjalën e Tij Presidenti Nishani.

Në vijim, Kreu i Shtetit, shprehu falënderimet dhe mirënjohjen ndaj kontributit të madh të dhënë nga ish kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, si dhe filozofëve dhe mendimtarëve të këtij Komuniteti, përgjatë kohëve të ndryshme, në konsolidimin dhe promovimin e vlerave pozitive që besimi mysliman ka përçuar në popullin tonë, duke shërbyer si një themel i fortë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe mbrojtjen e parimeve të shëndosha mbi të cilat duhet të ndërtohet një shoqëri.

3

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, falënderoi përzemërsisht Presidentin Nishani për pritjen e rezervuar, shprehu kënaqësinë që vizitën e tij të parë e kryente në zyrën e Kreut të Shtetit dhe se ndante plotësisht me Presidentin mesazhet e këtij takimi. Përgjatë fjalës së tij, Kryetari i Komunitetit Mysliman parashtroi përpara Kreut të Shtetit synimet e tij që lidhen me gjithëpërfshirjen e çdo vlere pozitive që vjen nga çdo besimtar mysliman si dhe rolin pozitiv që ky komunitet do të vijojë të luajë në vijimësi për zhvillimet demokratike të vendit.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar