Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro përze nga vendi tre konsuj amerikanë

Presidenti i Venezuelës, Nikolas maduro ka përzënë nga vendi tre konsuj amerikanë. Këta të fundit janë akuzuar për komplot dhe janë hedhur dyshime se ata kanë takuar studentë të përfshirë në protestat anti-qeveritare. Përjashtimi mund të ketë lidhje më mbështetjen e administratës së Obamës për liderin e opozitës se Venezuelës, Leopoldo Lopez. Maduro tha se

Presidenti i Venezuelës, Nikolas maduro ka përzënë nga vendi tre konsuj amerikanë. Këta të fundit janë akuzuar për komplot dhe janë hedhur dyshime se ata kanë takuar studentë të përfshirë në protestat anti-qeveritare.

Përjashtimi mund të ketë lidhje më mbështetjen e administratës së Obamës për liderin e opozitës se Venezuelës, Leopoldo Lopez.

Maduro tha se një zyrtar i DASH, në një telefonatë me ambasadorin e Venezuelës në Uashington, është shprehur se arrestimi i Lopez do të shkaktonte pasoja negative në vend.

Uashingtoni i ka refuzuar akuzat për komplot me opozitën venezueliane kundër Maduros.

/ Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar