Presidenti i Tiranës gjuan nga tribuna

0

Një tjetër ngjarje e shëmtuar regjistrohet në futbollin shqiptar me protagonistë drejtuesit e klubeve. As më pak e as më shumë, ai që ka qëlluar këtë herë në drejtim të gjyqtarëve me sende të forta është presidenti i klubit të Tiranës, Ndriçim Babasi.

Babasi nuk i ka kursyer fyerjet dhe hedhjen e sendeve në fushë në shenjë kontestimi ndaj arbitrit të ndeshjes kundër Kastriotit. Në pamjet e filmuara nga një kamera amatore, ish-deputeti shfaqet i revoltuar, por furinë e tij arrijnë ta ndalin forcat e rendit të pranishme në stadiumin “Selman Stermasi”.

Takimi në fjalë përfundoi me fitoren minimale të Tiranës me rezultatin 1-0, por Babasi nuk ishte dakord me gjykimin e kryesorit Emirjon Sino, duke tentuar ta sulmonte atë që nga tribuna VIP.

Kurrsesi me veprimin e “drejtuesit” të klubit më të madh shqiptar nuk mund të pajtohen tifozët e pranishëm në stadium, të cilët kanë shfaqur hapur zemërimin në drejtim të tij.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here