Presidenti i Federatës Serbe: Platini na do, nuk është sekret

0

Michel Platini nuk ndikon dot në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri, pavarësisht dashurisë që ka për serbët. Dashurinë e Presidentit të UEFA-s për serbët e konfirmon vetë kreu i Federatës Serbe të Futbollit Tomislav Karadzic.

“Fatkeqësisht në këtë rast nuk mundet! Nuk është sekret fakti që Platini na do, por këtu ai nuk pyetet. Vendosin anëtarët e Komisionit të Disiplinës, që janë të pavarur, dhe tani edhe Gjykata e Arbitrazhit”, deklaroi Karadzic për portalin serb “Alo”.

CAS pritet ta thotë verdiktin final rreth ndeshjes së ndërprerë të 14 tetorit të shkuar mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Numri një i Federatës Serbe të Futbollit nuk ndihet fajtor për incidentin e ndodhur në stadiumin “Partizani” të Beogradit dhe pret lajme të mira nga Lozana.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here