Presidenti i Federatës Serbe: Platini na do, nuk është sekret

Michel Platini nuk ndikon dot në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri, pavarësisht dashurisë që ka për serbët. Dashurinë e Presidentit të UEFA-s për serbët e konfirmon vetë kreu i Federatës Serbe të Futbollit Tomislav Karadzic. “Fatkeqësisht në këtë rast nuk mundet! Nuk është sekret fakti që Platini na do, por këtu ai nuk pyetet. Vendosin

Michel Platini nuk ndikon dot në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri, pavarësisht dashurisë që ka për serbët. Dashurinë e Presidentit të UEFA-s për serbët e konfirmon vetë kreu i Federatës Serbe të Futbollit Tomislav Karadzic.

“Fatkeqësisht në këtë rast nuk mundet! Nuk është sekret fakti që Platini na do, por këtu ai nuk pyetet. Vendosin anëtarët e Komisionit të Disiplinës, që janë të pavarur, dhe tani edhe Gjykata e Arbitrazhit”, deklaroi Karadzic për portalin serb “Alo”.

CAS pritet ta thotë verdiktin final rreth ndeshjes së ndërprerë të 14 tetorit të shkuar mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Numri një i Federatës Serbe të Futbollit nuk ndihet fajtor për incidentin e ndodhur në stadiumin “Partizani” të Beogradit dhe pret lajme të mira nga Lozana.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar