Portugalia drejt krizës politike

0

Portugali po pë përfshihet në  një  krizë politike si pasojë e kostos së lartë të huamarrjes me vlerë më shumë se 78 miliadë euro në maj të 2011-ës , dorëheqjes së dy ministrave kryesorë dhe rrezikut për programin e reformave.

Ekomomia e Portugalisë për dy vjet ka qenë në recesion duke u tkurrur me 2.3% këtë vit, ndërsa papunësia është rritur në një nivel të lartë rekord prej 18%.

Koalicioni qeverisës e ka të vështirë të përmbushë kushtet e paketës së shpëtimit, të marrë në 2011 nga qeveria socialiste e asaj kohe, ndërsa masat e kursimit cilësohen shkak për krizën më të keqe në Portugali që prej viteve ’70.

Mediat lokale kanë raportuar se dy ministrat priten të japin dorheqjen, ndërkohë që Kryeministri Pedro Passos Coelho ka premtuar se do të qëndrojë në zyrë për të vazhduar punën.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se ai ishte duke ndjekur situatën “me shqetësim”. Portugalia mori borxh me vlerë më shumë se 78 miliardë euro  në maj 2011, me kusht që ajo të zbatuar masa shtrënguese. Por këto masa kanë bërë që njerëzit të dalin në demostrata.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here