Durrës, shtohet numri i sporteleve në port

Durrës, shtohet numri i sporteleve në port

Rritet numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për pushime në portin e Durrësit. Në 24 orët e fundit mbi 3 mijë emigranët me 6 tragete kanë hyrë në vendin tonë  nëpërmjet portit të Durrësit. Përpunimi i të dhënave të udhëtarëve mëngjesin e sotëm është bërë në një kohë të shpejtë dhe pa vonesa.

Rritet numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për pushime në portin e Durrësit. Në 24 orët e fundit mbi 3 mijë emigranët me 6 tragete kanë hyrë në vendin tonë  nëpërmjet portit të Durrësit.

Përpunimi i të dhënave të udhëtarëve mëngjesin e sotëm është bërë në një kohë të shpejtë dhe pa vonesa. Për të përballuar fluksin nga ana e policisë së kufirit janë marrë të gjithë masat e duhura duke shtuar numerin e sporteleve,nga 8 ne ditë të zakonshme në 12 në kohë fluksi.

Sipas statistikave, vetëm në harkun kohor të 48 orëve të fundit kanë zbritur në portin e Durrësit mbi 5 mijë pasagjerë dhe 2500 automjete.

Në javët në vazhdim,porti i Durrësit do të përballet me një fluks edhe më të madh emigrantësh që do të kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar