Portieri shënon gol në fund, pret dhe penallti

Portieri shënon gol në fund, pret dhe penallti

Portieri i Amerikas në kampionatin meksikan, Moises Munoz është bërë hero në ndeshjen kundër Kruz Azul, pasi ka arritur të shënojë gol në minutën e 93-të, duke e dërguar ndeshjen në shtesë për ta fituar më pas 4-2 me penallti. Portieri priti edhe një penallti, e cila rezultoi deçizive për rezultatin final. Pjesa e parë

Portieri i Amerikas në kampionatin meksikan, Moises Munoz është bërë hero në ndeshjen kundër Kruz Azul, pasi ka arritur të shënojë gol në minutën e 93-të, duke e dërguar ndeshjen në shtesë për ta fituar më pas 4-2 me penallti. Portieri priti edhe një penallti, e cila rezultoi deçizive për rezultatin final.

Pjesa e parë nisi shumë keq për Amerikan, ku në minutën e 14-të mbetën me 10 futbollistë dhe në të 20-n pësuan edhe gol, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm 0-2.

Por, milionerët nuk u dorëzuan dhe surpriza vjen në katër minutat e fundit, ku shënuan 2 gola për ta çuar ndeshjen në shtesë. Në të 89-ën Moskuera shënon dhe qershia mbi tortë ishte goli i portierit në 20 sekondat e fundit të shtesës.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar