Popullsia e Shqipërisë tkurret me 2.7 milionë banorë në vitin 2021

Popullsia e Shqipërisë tkurret me 2.7 milionë banorë në vitin 2021

Gjatë vitit 2021, plakja e popullsisë, ritmet e larta të emigracionit dhe pasojat e Covid-19 në shëndetin e popullatës kanë sjellë rënien e banorëve. Sipas raportit të Institutit të Statistikave, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 ka pësuar një rënie me 1.3% krahasuar me 1 janar 2021. Pesë vite radhazi Shqipëria po përballet me

Gjatë vitit 2021, plakja e popullsisë, ritmet e larta të emigracionit dhe pasojat e Covid-19 në shëndetin e popullatës kanë sjellë rënien e banorëve.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 ka pësuar një rënie me 1.3% krahasuar me 1 janar 2021. Pesë vite radhazi Shqipëria po përballet me një tkurrje të banorëve.
Gjatë vitit 2021, Shqipëria shënoi për herë të parë një shtesë natyrore (lindje-vdekje) negative, ku ishte -3.296 banorë. Ndërsa numri i të kthyerëve mbetet i ulët, u konstatua një rritje të ndjeshme e emigracionit.

Sipas raportit të INSTAT, migracioni neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve) pësoi një rritje në vlerë absolute, krahasuar me një vit më parë: nga -16.684 në -32.853 banorë në 2021.
Gjithashtu, një rritje ishte dhe mosha mesatare e popullsisë.
Sipas INSTAT, mosha medianë e popullsisë rezulton 38,2 vjeç në 1 janar 2022 nga 37,6 që ishte më 1 janar 2021.

Krahasuar me 1 janar 2021, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua: nga 24,2 % në 24,0 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 22,3 % në 23,1 % gjatë të njëjtës periudhë.
Në krahasim me 1 janar 2021, raporti gjinor i popullsisë gjithsej më 1 janar 2022 ka pësuar rënie: nga 99,3 në 98,6 meshkuj për 100 femra. Raporti gjinor në lindje shënoi vlerën 107,5 në vitin 2021, nga 106,6 që ishte në vitin 2020.

Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke pësuar një rënie prej 2,8 %, në krahasim me një vit më parë, ndërsa numri i vdekjeve në 2021 ishte 30.580 persona, duke patur një rritje prej 10,8 %. Sipas shënimit të Monitor, vdekjet u rritën ndjeshëm për shkak të pasojave të shëndet të Covid-19.

Nur Karik

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar