Pollo uron Bashën tre orë para fillimit të numërimit!

Ministri në detyrë i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, ka uruar përmes rrjet social “Facebook” ”fitoren” e Lulëzim Bashës si kryetar i PD”-së, tre orë para fillimit të procesit të numërimit. “Urime Lul Bashes, kryetar i porsazgjedhur i Partise Demokratike. Fat te mbare e sukses te shpejte”, uron Pollo në “Facebook”. Në Pallatin e Kongreseve

Ministri në detyrë i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, ka uruar përmes rrjet social “Facebook” ”fitoren” e Lulëzim Bashës si kryetar i PD”-së, tre orë para fillimit të procesit të numërimit.

“Urime Lul Bashes, kryetar i porsazgjedhur i Partise Demokratike. Fat te mbare e sukses te shpejte”, uron Pollo në “Facebook”.

Në Pallatin e Kongreseve është ngritur Komisini Qëndror i Zgjedhjeve dhe procesi i numërimit ka nisur që në orët e para të mëngjesit. Për këtë janë ngritur 10 grupe numërimi, ndërkohë që nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda PD-së bëhet e ditur se sot deri në mesditë pritet të dalë rezultati përfundimtar.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar