Policët zvicerianë, kanë paralajmëruar shoferët që nuk pastrojnë akullin nga veturat, se mund të marrin gjoba apo edhe të humbasin patentën . Për shkak të temperaturave të ulëta, së fundmi Policia në Zug njofton se kanë qenë të detyruar që të ndalin shumë shoferë që nuk kanë pastruar akullin nga veturat në mënyrën e duhur,
Policët zvicerianë, kanë paralajmëruar shoferët që nuk pastrojnë akullin nga veturat, se mund të marrin gjoba apo edhe të humbasin patentën .
Për shkak të temperaturave të ulëta, së fundmi Policia në Zug njofton se kanë qenë të detyruar që të ndalin shumë shoferë që nuk kanë pastruar akullin nga veturat në mënyrën e duhur, raportojnë mediat zvicerane.
Këta shoferë po shihen si rrezik për qytetarët, sidomos për këmbësorët dhe çiklistët. Sipas ligjeve zviceriane, dritaret, xhamat e përparmë, dhe dritat duhet të mbahen të pastra.
Po ashtu numri i targës duhet të jetë gjithmonë i dukshëm.
//N.Dragoti//
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *