Parandalohet vrasja, në video momenti i arrestimit të 5 personave

0

Policia e Tiranës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje në Kamëz ndërsa ka arrestuar 5 persona, ku 4 prej tyre janë vëllezër. Videoja e arrestimit të të dyshuarve është publikuara nga ana e Ministrisë së Brendshme.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se rreth orës 08.00 nga shërbimet e Sektorit për Aktet Terroriste dhe Krimeve të Rënda, Sektorit për Operacionalet Speciale dhe Komisariatit të Policisë nr.5, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, duke vlerësuar në kohë informacionet e grumbulluara, u bë e mundur parandalimi i një vrasje në Kamëz ndaj shtetasit Nik.M, 43 vjeç, banues në Kamëz.

Sipas policisë janë arrestuar 4 vëllezërit, Gëzim, Besnik, Agron dhe Saimir Prelaj, përkatësisht 41, 39,37,dhe 31 vjeç si dhe 27-vjeçari Xhevahir Hoxha, që të pestë lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz.

Arrestimi i tyre u bë në qendër të Kamzës ndërsa në mjetin me të cilin udhëtonin, tip benz 200, me targa Tr 3124 L ju gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistolete TT model 54,krehër me fishekë dhe doreze metalike.

Sipas policisë, i dëmtuari dhe autorët e arrestuar kanë pasur konflikt prej disa muajsh, për motive të dobëta.
Sipas policisë aktualisht po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes ndërkohë që materialet proçedurale do t`i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here