Policia ndalon ish-gardistin e lidhur me 21 Janarin

Policia ndalon ish-gardistin e lidhur me 21 Janarin

Policia e Tiranës ka arrestuar ish-efektivin e Gardës së Republikës, shtetasin Fatos Skeja. Emri i tij lidhet me ngjarjet e 21 janarit dhe më konkretisht me padinë e bërë kundër vëllezërve të Hekuran Dedës, një nga protestuesi që u vra me 21 janar gjatë manifestimit para Kryeministrisë. Ndërkohë që nga policia akoma nuk ka një

Policia e Tiranës ka arrestuar ish-efektivin e Gardës së Republikës, shtetasin Fatos Skeja. Emri i tij lidhet me ngjarjet e 21 janarit dhe më konkretisht me padinë e bërë kundër vëllezërve të Hekuran Dedës, një nga protestuesi që u vra me 21 janar gjatë manifestimit para Kryeministrisë.

Ndërkohë që nga policia akoma nuk ka një prononcim zyrtar dhe nuk dihen ende shkaqet e ndalimit të ish-gardistit.

Skeja, i cili u ndalua sot, për rreth dy vjet ishte i përfshirë në një konflikt gjyqësor me familjen e të ndjerit Deda. Familjarët e viktimës e akuzuan publikisht atë se pas vrasjes së djalit u ka shkuar në shtëpi në emër të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe u ka ofruar një shumë parash. Vetë Skeja i pati cilësuar këto pretendime si shpifje, për të cilat ngriti edhe një padi.

/Xhevahir Qardaku/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar