Policia ndalon 30 klandestinë, në Gjirokastër

0

Ndalohen  përsëri klandestinë që vinin nga Siria dhe Eritrea në afrësi të fshatit Bulo. Ata  po ecnin në këmbë në drejtim të qytetit të Gjirokastrës. Policia ndaloi rreth 30 klandestinë.

Klandestinët u munduar që të fshiheshin duke vrapuar, por pasi u bë rrethimi i zonës policia i kapi të gjithë. Në grup ishin vetëm dy femra dhe të tjetër meshkuj.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga ana e policisë së Gjirokastrës, klandestinët i janë dorëzuar palës greke.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here