Policia Greke sekuestron 264 kg marijuanë

Policia e shtetit Grek ka arritur që  të  sekuestrojë  rreth 264 kg marijuanë , në  pikën kufitare Shqiptaro-Greke. Operacioni  është  ndërmarrë  ditën e enjte në  orët e vona në kufi, pranë  Qafë -Botës. Policia greke ka sekuestruar drogën në  kufirin e saj. Pas disa kontrolleve të  policisë  greke, në  furgonin pranë  Igumenicës, ka  gjetur sasinë

Policia e shtetit Grek ka arritur që  të  sekuestrojë  rreth 264 kg marijuanë , në  pikën kufitare Shqiptaro-Greke.

Operacioni  është  ndërmarrë  ditën e enjte në  orët e vona në kufi, pranë  Qafë -Botës. Policia greke ka sekuestruar drogën në  kufirin e saj.

Pas disa kontrolleve të  policisë  greke, në  furgonin pranë  Igumenicës, ka  gjetur sasinë  e konsiderueshme të  marijuanës, e ndarë  në  249 pako. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit 48-vjecarin.

Furgoni në  të  cilin u gjend droga ishte e vjedhur  dhe e denocuar që  në  muajin dhjetor në  muajin e kaluar.

Targa e makinës ishte false. Policia po vazhdon hetimet e saja për të  zbuluar më  tepër mbi këtë  ngjarje, kush janë  të  përfshirë  në  këtë  trafik i cili duket të  jetë  në  numër të  madh.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar