Policia franceze ka shkatërrruar një rrjet kriminal duke vënë në pranga 15 persona mes të cilëve edhe një shqiptar. Shtetasi shqiptar dhe një rumun dyshohet të jenë edhe drejtues të këtij rrjeti. Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar 59 mijë euro që ndodheshin në një dhomë private në një lokal të Parisit. Sipas deklaratës
Policia franceze ka shkatërrruar një rrjet kriminal duke vënë në pranga 15 persona mes të cilëve edhe një shqiptar.
Shtetasi shqiptar dhe një rumun dyshohet të jenë edhe drejtues të këtij rrjeti. Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar 59 mijë euro që ndodheshin në një dhomë private në një lokal të Parisit. Sipas deklaratës për shtyp të publikuar dhe në faqen zyrtare të Europol, hetimet kanë nisur që në dhjetor të 2012-ës. Sipas hetimeve pjesa më e madhe e anëtarëve të lëtij rrjeti janë nga Shqipëria dhe janë rekrutuar nga dy të dyshuarit kryesorë.
Rrjeti përbëhet nga më shumë se 280 të dyshuar. Ata ndaheshin në grupe prej tre personash dhe shpërndanin drogë gjatë mbrëmjes apo orëve të natës. Muajt e fundit rreth 30 të rekrutuar të rinj u arrestuan dhe iu sekuestruan bizhuteri të vjedhura, pajisje elektronike dhe kamera, në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent bën të ditur se artikujt e vjedhur ishin të destinuara për pronarë shqiptarë të bizneseve të ligjshme në kryeqytete të ndryshme të Europës.
Grupet lriminale bashkëpunin me shoqata rumune dhe bullgare të cilët brenda një kohe të shkurtër mund të pajisni kriminelet me automjete dhe dokumente false. Policia mendon se deri tani grupet mund të kenë realizuar vjedhjen e 150 automjeteve.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *