Policia e Tiranës, 227 gjoba brënda 24 orëve

Policia e Tiranës, 227 gjoba brënda 24 orëve

Policia e Tiranës brënda 24 orëve të fundit ka vendosur 227 masa administrative, për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara. Drejtorisë së Policisë Tiranë në një deklaratë për shtyp tha: “Shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si:

Policia e Tiranës brënda 24 orëve të fundit ka vendosur 227 masa administrative, për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara.

Drejtorisë së Policisë Tiranë në një deklaratë për shtyp tha: “Shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, moszbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj.”

Shërbimet e Policisë në kryeqytet duke vlerësuar situatën e trafikut rrugor, janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës.

Policia e Tiranës ka kërkuar një bashkpunimin e e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.

 /Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar