Policia e Kosovës kërkon fëmijën e humbur, por gjen plantacione të mariuanës

Policia e Kosovës kërkon fëmijën e humbur, por gjen plantacione të mariuanës

Policia e Kosovës ka zbuluar  rastësisht bimë të mbjella kanabis sativa nderkohe qe kërkonte një fëmijë që ishte raportuar i zhdukur në fshatin Dabishevc të Prishtinës. Mbrëmë në orën 21 e 30 minuta, policia kishte pranuar një ankesë se në këtë fshat ka humbur një fëmijë trevjeçar. “Me datë 21.07. 2013 në ora 21 e 30.

Policia e Kosovës ka zbuluar  rastësisht bimë të mbjella kanabis sativa nderkohe qe kërkonte një fëmijë që ishte raportuar i zhdukur në fshatin Dabishevc të Prishtinës.

Mbrëmë në orën 21 e 30 minuta, policia kishte pranuar një ankesë se në këtë fshat ka humbur një fëmijë trevjeçar.

“Me datë 21.07. 2013 në ora 21 e 30. kemi marrë një informatë për  një fëmijë të humbur.Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar kërkimin”, tha Florie Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Fëmija është gjetur sot nga ana e policisë rreth orës 8 e 10 minuta në pyll rreth 5 km larg shtëpisë së tij”, tregoi zëdhënësja Ahmeti.

Gjatë kërkimit të fëmijës së humbur që zgjati rreth 11 orë, policia zbuloi 110 bimë të mbjella kanabis sativa , në serën e gjyshit të fëmijës.

Pas konfiskimit të bimëve narkotike, policia po mban nën arrest shtetasin Sh. B që është duke u hetuar nga njësitë e antidrogës.

/Klajdi Lleshi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar